Ambasada e Republikës së Sllovenisë ne Prishtinë /Lajme /

Lajme

15.03.2020  

Njoftim i rëndësishëm: Masat e marra në seksionin Konsullor të Ambasadës nga data 16 Mars 2020 për të parandaluar përhapjen e koronavirusit

Ne dëshirojmë t'ju informojmë se për të parandaluar përhapjen e koronavirusit (COVID-19) Seksioni Konsullor i Ambasadës së Republikës së Sllovenisë në Prishtinë ka marrë masat e mëposhtme deri në njoftimin e ardhshëm:
- Seksioni Konsullor i Ambasadës nuk do të pranojë aplikime për leje qëndrim, lëshimin e  leje qëndrimit, vërtetimin e dokumenteve dhe ofrimin e shërbimeve të tjera konsullore për shtetasit e huaj;
- informacioni do t'u jepet palëve ekskluzivisht me email ose përmes telefonit. Numri i telefonit (renditur më poshtë) do të jetë i hapur nga e hëna deri të enjten  prej orës 9:30 deri në ora 12:00 dhe ndërmjet orës 14:00 deri në ora 16:00.
- në rast urgjence për shtetasit Slloven, ju lutemi të na informoni paraprakisht me telefon ose email dhe të caktoni termin. Deri në njoftimin e mëtutjeshëm, ne do të ofrojmë vetëm shërbime urgjente konsullore siç është lëshimi i pasaportës në raste urgjente dhe lëshimi i dokumenteve personale për çështje urgjente.

Ju informojmë se Qendra Sllovene e Vizave e operuar nga VFS Global do të mbyllet nga e hëna 16 mars 2020 deri në njoftimin e ardhshëm. Qendra e Vizave nuk do të pranojë aplikime për viza me qëndrim të shkurtër dhe nuk do të pranojë palë për marrjen e shenjave të gishtërinjve për procedurat e leje qëndrimit.

E-mail: sloembassy.pristina(at)gov.si

Për më shumë informacione konsullore mund të na kontaktoni me telefon: +383 38 246 255, nga e hëna deri të enjten nga ora 9:30 deri në ora 12:00 dhe nga ora 14:00 deri në 16:00.