Ambasada e Republikës së Sllovenisë ne Prishtinë /Të dhëna të përgjithshme /PROCEDURA E APLIKIMIT PËR VIZA AFATSHKURTE /Viza afatshkurte (Viza C) /

Viza afatshkurte (Viza C)

Viza afatshkurte (Viza C) është një autorizim që i lejon një shtetasi të huaj të hyjë dhe të qëndrojë përkohësisht në territorin e Republikës së Sllovenisë / Zonës Shengen sipas kushteve të përcaktuara në Kodin e Vizave.

Viza lëshohet në pasaportë (ose dokument tjetër udhëtimi) në formë te viza-letrës ngjitëse. Aplikuesve të suksesshëm, duke përfshirë fëmijët, iu lëshohen  viza individuale. Nëse një fëmijë nuk e ka dokumentin e udhëtimit dhe është i perfshire në dokumentin e udhëtimit të njërit prindi, në ate dokument të udhëtimit të prindit do të vendosen dy viza.

Viza afatshkurte (Viza C) mund të lëshohet nga çdo shtet Shengen. Viza afatshkurte (Viza C) lejon që një individ të:
• kaloj tranzit ose qëndroj në territorin e zonës Shengen deri në 90 ditë në periudhë 180-ditore, dhe
• kaloj tranzit përmes zonave tranzitore të aeroporteve ndërkombëtare në zonën Shengen.

Zona Shengen mbulon 26 vende ("shtete të Schengenit") pa kontrollë të kufirit të brendshëm. Këto vende aktualisht janë: Austria, Belgjika, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenija, Spanja, Suedia dhe Zvicra.

Nëse keni vizë valide të lëshuar nga një shtet i Shengenit, ju gjithashtu mund të vizitoni çdo vend tjetër Shengen, përveç nëse ju keni marrë një vizë me vlefshmëri territoriale të kufizuar, e cila figuron në vizën që ndodhet në dokumentin tuaj të udhëtimit.

Në vizë figuron se sa herë mund të hyni në Zonën Shengen (një, dy ose më shumë herë). Nëse viza juaj është e vlefshme vetëm për një hyrje, duhet të mbani mend se nëse largoheni nga zona Shengen, për shembull për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, Kroaci, Rusi ose Turqi, nuk mund të hyni përsëri në zonën Shengen pa një vizë të re . Prandaj është e rëndësishme që në kërkesën tuaj të vizave të deklaroni sa herë do të udhëtoni brenda dhe jashtë zonës Shengen gjatë vizitës tuaj.
Nëse viza juaj është e vlefshme për më shumë se një hyrje (një vizë me shumë hyrje), ju lejohet të qëndroni në Zonën Shengen deri në 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore. Qëndrimi mund të ndahet në shumë udhëtime sipas dëshires suaj. Vlefshmëria e vizës me shumë hyrje është deri në 5 vjet.
Procesi i aplikimit për marrjen e vizës afatshkurte (Viza C) për hyrjen në Republikën e Sllovenisë është subjekt i rregullave të Shengenit të zbatueshme për të gjitha vendet e Shengenit.

Burimet ligjore:
• Rregullorja (KE) Nr 810/2009 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 13 korrik 2009 për krijimin e një Kodi të Komunitetit për Vizat (Kodi i Vizave)