Ambasada e Republikës së Sllovenisë ne Prishtinë /Të dhëna të përgjithshme /PROCEDURA E APLIKIMIT PËR VIZA AFATSHKURTE /A kam nevojë për një vizë afatshkurte për të udhëtuar në shtetet e Shengenit? /

Shtetasit e Kosovës marrin viza afatshkurte (Viza C) për vizita të shkurta në zonat e Shengenit.

Shtetasit e vendeve të tjera (që banojnë në Kosovë): BE-ja mban një listë të shteteve qytetarët e të cilëve duhet të kenë vizë kur hyjnë në Zonën Shengen,si dhe shtetasit e të cilëve janë të përjashtuar nga kjo kërkesë:  https://ec.europa.eu/home-affairs/sites/homeaffairs/files/what-we-do/policies/borders-and-visas/visa-policy/apply_for_a_visa/docs/visa_lists_en.pdf).

Ju lutem vini re se, edhe nëse jeni shtetas i një shteti, qytetarët e të cilit përgjithësisht janë pa viza, regjimi pa viza vlen vetëm për qëndrime të shkurtra në zonën Shengen që nuk kalon 90 ditëshin dhe me qëllime jofitimprurëse.

Të pajisurit me leje të qëndrimit, leje për ri-hyrje dhe viza afatgjate (Viza D) në një shtet Shengen, nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në vendet e tjera të Shengenit. Vizitat e tilla lejohen për një afat kohor maksimum prej 90 ditësh në çdo periudhë prej 180 diteve.

Qytetarët e Zonës Ekonomike Europiane (ZEE) dhe të Zvicrës
Shtetasit e një shteti tjetër të ZEE-së (shtetasit e ZEE-së janë shtetas të Shteteve Anëtare të BE-së, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni) ose Zvicrës, mund të hyjnë në Republikën e Sllovenisë me një letërnjoftim të vlefshëm personal ose me dokument udhëtimi dhe nuk kanë nevojë për leje hyrjeje (vizë) ose leje qëndrimi, pavarësisht nga qëllimi i hyrjes dhe qëndrimit të tyre në Republikën e Sllovenisë (përfshirë hyrjen për punësim, studim, vetëpunësim apo qëndrim) Më shüme >

Shtetasit e vendeve të botës së tretë
Një shtetas i një vendi të botës së tretë që dëshiron të hyjë dhe të qendroj në Republikën e Sllovenisë për qëllime turistike, afariste, personale ose për qëllime të tjera, duhet të pajiset me vizë para se të hyj në shtet, përveç nëse ata janë shtetas të vendeve që nuk kërkojnë viza (shiko: listën e shteteve qytetarët e të cilëve duhet të kenë vizë kur hyjnë në Zonën e Shengenit dhe të shteteve qytetarët e të cilëve janë të përjashtuar nga kjo kërkesë: https://ec.europa.eu/home-affairs/sites/homeaffairs/files/what-we-do/policies/borders-and-visas/visa-policy/apply_for_a_visa/docs/visa_lists_en.pdf) ose janë të pajisur me njërën nga lejet të përshkruara si më poshtë:

  • Të pajisurit me vizë afatshkurte (Viza C) të lëshuar nga njëra prej këtyre vendeve, gjatë periudhës së vlefshmërisë së vizave, mund të hyjnë në Republikën e Sllovenisë dhe të qëndrojnë aty për aq kohë sa është kohëzgjatja e përgjithshme e qëndrimit të tyre në territorin e vendeve të Shengenit aq sa nuk e kalon 90 ditëshin në çdo periudhë 180-ditore, ose deri në mbarimin e vizës nëse viza skadon para përfundimit të periudhës 90-ditore. Numri i ditëve të mbetura për qëndrimin tuaj në Zonën Shengen mund të llogariten duke përdorur këtë kalkulator online.
  • Të pajisurit me leje të qëndrimit të lëshuar nga një shtet Shengen mund të hyjnë në Republikën e Sllovenisë me një leje qëndrimi dhe një dokument udhëtimi të vlefshëm dhe të qëndrojnë në vend, me kusht që kohëzgjatja e përgjithshme e qëndrimit të tyre në territoret e të gjitha vendeve të Shengenit, territori i vendit Shengen që ka lëshuar lejen e qëndrimit, nuk kalon 90 ditëshin në çdo periudhë 180 ditore, ose deri në skadimin e lejes së qëndrimit nëse leja ka skaduar para skadimit të 90 diteshit.
  • Të pajisurit me vizë afatgjatë (Tipi D) i lëshuar nga një shtet Shengen, mund të hyjnë në Republikën e Sllovenisë me këtë vizë dhe një dokument udhëtimi të vlefshëm dhe të qëndrojnë në vend, me kusht që kohëzgjatja e plotë e qëndrimit të tyre në territoret e të gjithë Shengenit me përjashtim të territorit të vendit Shengen që ka lëshuar lejen e qëndrimit, nuk kalon 90 ditëshin në çdo periudhë 180 ditore, ose deri në skadimin e lejes së qëndrimit nëse leja duhet skadon para përfundimit të periudhës 90 ditëshe.

Shih poashtu Rregulloren (EU) 2018/1806 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të datës 14 nëntor 2018 ku renditen vendet e botës së tretë, shtetasit e të cilëve duhet të kenë viza kur kalojnë kufijtë e jashtëm dhe shtetet, shtetasit e të cilëve janë të përjashtuar nga kjo kërkesë.