Ambasada e Republikës së Sllovenisë ne Prishtinë /Të dhëna të përgjithshme /PROCEDURA E APLIKIMIT PËR VIZA AFATSHKURTE /Viza tranzite në aeroport (viza A) /

Viza tranzite në aeroport (viza A)

Vizat tranzite në aeroport (Viza A) i lëshohen personave që kalojnë nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar në Slloveni nëse janë qytetarë / mbajtës të dokumenteve të udhëtimit të shteteve të mëposhtme:


AVGANISTAN
BANGLADESH
REPUBLIKA DEMOKRATIKE E KONGOS
ERITREA
ETIOPIA
GANA
IRAN
IRAK
NIGERI
PAKISTAN
SOMALI
SHRI LANKA

Kategoritë e mëposhtme që janë të përjashtuara nga kërkesa për të aplikuar për vizë tranzite të aeroportit (Viza A), janë:
• Mbajtësit e vizës  afatshkurte (Viza C);
• Mbajtësit e vizës afatgjate (Viza D) ose leja e qëndrimit;
• Mbajtësit e lejës së qëndrimit të Andorës, Kanadasë, Japonisë, San Marinos ose Shteteve të Bashkuara;
• Mbajtësit e leje qëndrimi në vendet e ZEE ose në Kanada, Japoni ose Shtetet e Bashkuara;
• Anëtarët e familjeve të shtetasve të BE-në;
• Mbajtësit e pasaportave diplomatike;
• Anëtarët e grupit të cilët janë shtetas të Shteteve Kontraktuese të ICAO; 

Viza tranzite (Viza A) lëshohet me një ose dy hyrje. Validitetit i vizës është maksimum 6 muaj.
Kërkesat e vizës tranzitore (Viza A) janë:
Aplikacioni;
• Pasaporta;
• Fotografija;
• Dokumentat shtesë që vërtetojnë se:
 - Vazhdimi i udhëtimit drejt destinacionit përfundimtar (p.sh. një biletë avioni ose një vizë për destinacionin përfundimtar - nëse kërkohet);
  - Dokumentet/informatat për qëllim të mos hyrjes në territorin e Republikës së Sllovenisë/ Zonës Shengen.