Ambasada e Republikës së Sllovenisë ne Prishtinë /Të dhëna të përgjithshme /PROCEDURA E APLIKIMIT PËR VIZA AFATSHKURTE /Informata për mbrojtjen e të dhënave personale /

Informata për mbrojtjen e të dhënave personale

Kontrolluesi i të dhënave personale të proceduara në përpunimin e vizave është Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Sllovenisë, me seli në Prešernova 25, 1000 Ljubljanë, Slloveni, T: +386 1 478 2000, E: gp.mzz(at)gov.si

Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë mund të kontaktohet në dpo.mzz(at)gov.si

VFS Global përpunon të dhënat personale në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë dhe është i nderlidhur nga klauzolat standarde kontraktuale (Vendimi i Komisionit 2010/87 / BE) për të siguruar standardin e njejtë të Mbrojtjes së Dhënave Personale sikurse Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Sllovenisë sipas Rregullorës së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (Rregullorja (BE) 2016/679).

Të dhënat personale përpunohen me qëllim të aplikimit për vizë në procedurat administrative të kryera nga Ambasada kompetente ose Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Sllovenisë.

Të dhënat tuaja personale, duke përfshirë fotografinë dhe shenjat e gishtërinjve, aty ku është e aplikueshme, janë elemente të detyrueshme të aplikimit për vizë. Nëse vendosni të mos dorëzoni të dhënat personale të kërkuara, kërkesa juaj mund të konsiderohet e papranueshme ose mund të refuzohet.
Baza ligjore për përpunimin e të dhënave personale është dhënë nga Rregullorja (KE) Nr 810/2009 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 13 korrik 2009 për krijimin e Kodit të Komunitetit për Vizat (Kodi i Vizave) dhe Rregullorja (KE) Nr 767/2008 e Parlamentit Europian dhe e Këshillit e datës 9 korrik 2008 lidhur me Sistemin e Informacionit të Vizave (VIS) dhe shkëmbimin e të dhënave ndërmjet Shteteve Anëtare mbi vizat afatshkurte (Rregullorja e VIS).

Sa i përket aplikimit për vizë afatshkurte ose vizë tranzite në aeroport, të dhënat tuaja regjistrohen në Sistemin Kombëtar të Informatave për Viza të Republikës së Sllovenisë, ku ruhen për pesë vite pas skadimit të vizës, ose nëse viza nuk lëshohet, për pesë vite pas përfundimit të vendimit për refuzimin e vizës. Të dhënat tuaja gjithashtu do të futen dhe do të ruhen në Sistemin e Informacionit të Vizave (VIS) për një periudhë maksimale prej pesë vitesh, gjatë së cilës do të jetë e arritshme për autoritetet e vizave dhe autoritetet kompetente për kryerjen e kontrolleve të vizave në kufijtë e jashtëm dhe në Shtetet Anëtare, autoriteteve të emigracionit dhe azilit në Shtetet Anëtare për këto qëllime: verifikimi nëse janë plotësuar kërkesat për hyrjen ligjore, qëndrimin dhe lejeqëndrimin në territorin e Shteteve Anëtare; identifikimi i personave që nuk i plotësojnë  këto kërkesa; ekzaminimin e kërkesës për azil; dhe vendosja e përgjegjësisë për ekzaminimin e tillë. Në kushte të caktuara, të dhënat do të jenë gjithashtu në dispozicion të autoriteteve të caktuara të Shteteve Anëtare dhe Europollin për qëllimet e parandalimit, zbulimit dhe hetimit të veprave terroriste dhe veprave të tjera të rënda penale.

Keni të drejtën të kërkoni nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Sllovenisë qasje dhe korrigjim ose fshirjen e të dhënave personale ose kufizimin në përpunimin e të dhënave në lidhje me ju, ose të kundërshtoni këtë përpunim, duke përfshirë të drejtën në transportueshmërinë e të dhënave, në pajtim me nenet 15 deri ne 20 të Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave.

Informacionin mbi të dhënat në Sistemin e Informacionit të Vizave (VIS) mund t'i kërkoni këtu:
http://www.mzz.gov.si/fileadmin/pageuploads/Konzularne_informacije/vizne_informacije/obrazci/obrazec_zahteva_za_seznanitev_VIS.pdf

Sistemi Informativ i Shengenit (SIS)

Sistemi Informativ i Shengenit (SIS) është një bazë e të dhënave e ndarë nga të gjitha shtetet e Shengenit, që përmbanë informacion mbi personat e kërkuar, të zhdukur ose të ndjekur dhe mbi automjetet e vjedhura ose të zhdukura dhe objekte të tjera (kryesisht dokumentet e identifikimit, dokumentet e regjistrimit të automjeteve ose targat). Gjatë procesit te përpunimit të vizave, një shënim i aplikuesit në SIS, mund të jep arsye për refuzim të vizës - bazuar në nenin 32 të Rregullores (KE) Nr 810/2009 (Kodi i Vizave).


Personave të cilëve iu është refuzuar hyrja në territorin e Republikës së Sllovenisë / Zonës Shengen bazuar në shënimet në SIS, mund të kërkojnë një sqarim nga institucioni që ka lejuar hyrjen. Në Republikën e Sllovenisë, institucioni përgjegjës është Policia. Adresa e kontaktit të Policisë është: Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Sllovenisë, Policia - Drejtoria e Përgjithshme, Rr. Štefanova 2, 1000 Ljubljanë.

Në përputhje me parimet e mbrojtjes së të dhënave, Marrëveshja Shengen njeh disa të drejta për të gjithë individët. Këto të drejta përfshijnë kryesisht:
• E drejta e qasjes në të dhënat personale të aplikuesit në bazën e të dhënave SIS;
• E drejta për korrigjimin ose fshirjen e të dhënave të gabuara për aplikuesin;
• E drejta për të kërkuar që institucionet e brendshme të mbrojtjes së të dhënave të verifikojnë të dhënat personale të aplikuesit në bazën e të dhënave të SIS-it, si dhe se si përdoren këto të dhëna;
• E drejta për të filluar procedurat gjyqësore ose administrative për korrigjimin ose fshirjen e të dhënave ose për kompensim.

Informatat mbi të dhënat në Sistemin Informativ Shengen (SIS) mund të kërkohen këtu.
 

Informata shtesë mbi Mbrojtjen e të Dhënave mund ta gjeni në : https://www.ip-rs.si/en/.