Ambasada e Republikës së Sllovenisë ne Prishtinë /Të dhëna të përgjithshme /PROCEDURA E APLIKIMIT PËR VIZA AFATSHKURTE /Dispozita të veçanta për anëtarët e familjes të shtetasve të BE-së që kanë të nënshkruar Direktivën 2004/38 /

Dispozita të veçanta për anëtarët e familjes të shtetasve të BE-së që kanë të nënshkruar Direktivën 2004/38

Anëtarët e familjeve së shtetasve të BE-së që kanë ushtruar të drejtën e tyre për lëvizje të lirë (që nënkupton se shtetasi i BE-së banon ose udhëton në një Shtet Anëtar përveç vendit të tij të origjinës) përfitojne nga lehtësimet e caktuara procedurale. Kërkesat themelore përfshijnë:
• shtetasi i BE-se ka ushtruar të drejtën e tij për lëvizjen e lirë;
• anëtari i familjes (aplikuesi) i përket një prej kategorive të perfshira nga Direktiva 2004/38 / EC;
• anëtari i familjes (aplikuesi) shoqëron qytetarin e BE-se ose i bashkohet atij në shtetin Shengen te destinuar.


Kush janë anëtarët e familjes së shtetasve të BE?
Shprehja  ''anëtaret e familjes së shtetasve të BE-së'' zbatohet për anëtarët e familjes së një shtetasi të çdo shteti anëtar të BE-së, si dhe anëtarët e familjes së një qytetari të Islandës, Lihtenshtejnit, Norvegjisë dhe Zvicrës ("shtetas i BE-së" për qëllimet e këtyre dispozitave), të cilët jane:
• bashkëshortet;
• prindërit e një shtetasi të BE-së, me kusht që shtetasi i BE është nën moshën 21 vjeç dhe jeton në një familje të përbashkët me aplikuesin;
• fëmijët e një shtetasi të BE-së që janë nën moshën 21 vjeçe ose fëmijët e tillë të bashkëshortit të një shtetasi të BE-së;
Të afërmit qe varen  drejtpërdrejtë nga shtetasi i BE-së,ose të afërmit e bashkëshortit që varen nga një shtetas i BE-së.

Shënim 1: Një person i varur është një shtetas i një vendi të botës së tretë i mbështetur nga një shtetas i BE-së ose bashkëshorti i tij, i cili:
• është student i moshës deri në 26 vjeç;
• nuk mund të pregatitet në mënyrë sistematike për profesion ose të performoj aktivitete të arritshme për shkak të sëmundjes ose lëndimit; ose
• nuk është i aftë të performoj sistematikisht në arritjen e aktiviteteve për shkak të gjendjes së sëmundjes kronike.

Shenim 2:  Një anetarë i familjes së shtetasit të BE-së i cili mund të siguroj dëshmi të besueshme që:

• ai ose ajo është i afërm i një shtetasi të BE-së i cili nuk është specifikuar si me naltë nëse: 
- ai ose ajo kanë jetuar në një familje të përbashkët me një shtetas të BE në një shtet të të cilit ai ose ajo mban nënshtetësi ose në një shtet në të cilin ai ose ajo kishte një qëndrim afatgjatë ose të përhershëm;
- ai ose ajo mbështetet nga një shtetas i BE-së; ose
- ai ose ajo nuk mund të kujdesen për veten, pa kujdesin personal të siguruar nga një shtetas i BE-së për shkak të një gjendjeje kronike shëndetësore;
ose
• ai ose ajo është në një marrëdhënie të përhershme me një shtetas të BE që është i krahasueshëm me një marrëdhënie familjare dhe ata kanë një familje të përbashkët.


Procedurat e veçanta të vizave për anëtarët e familjes të shtetasve të BE-së sipas Direktivës 2004/38 / EC

Anëtarët e familjes të shtetasve të BE-së që janë subjekt i Direktivës 2004/38 / EC kanë të drejtë në:
• prioritete në caktim të termineve për të aplikuar, nëse ata kanë nevojë për një termin;
• procesimin e aplikacioneve për vizë pa pagesë;
• procesimin e aplikacioneve për vizë në bazë të një procedure të përshpejtuar

Kur aplikoni për vizë afatshkurte (Viza C), anëtarët e familjes të shtetasve të BE-se duhet të sigurojnë:
• një formular të aplikacionit të plotësuar dhe të nënshkruar për vizë afatshkurte (Viza C); ju lutem vini re se, nuk duhet të plotësoni fushat e shënuara me *, por ju duhet të plotësoni fushat 34 dhe 35;
• një pasaportë të vlefshme (ose një dokument tjetër udhëtimi, i cili duhet të jetë lëshuar brenda 10 viteve të fundit dhe të përmbajë të paktën dy faqe boshe për vendosjen e vizës);
• një fotografi në përputhje me standardet e ICAO;
• Shenjat e gishtërinjve (të njëjtat rregulla zbatohen për të gjithë aplikuesit);
• Dokumentet që konfirmojnë identitetin e qytetarit të BE-së dhe marrëdhënien e tij familjare me aplikuesin (kryesisht, por jo ekskluzivisht, kopjen e çertifikatës ose të vërtetuar të martesës / lindjes / ose çertifikatë tjetër te përkthyer zyrtarisht në gjuhën sllovene, nëse kërkohet).

Aplikimet për vizë të paraqitura nga anëtarët e familjes të shtetasve të BE-së në përgjithësi procesohen në kohë më të shkurtër të mundshme. Afati ligjor për procesim është 15 ditë, ose në përjashtim deri në 60 ditë.

Në rast se dokumentet vërtetojnë se identiteti i qytetarëve të BE-së dhe marrëdhënia familjare mungojnë, aplikuesi nuk mund të përfitojë nga Direktiva 2004/38 / EC dhe do të zbatohen rregullat standarde procedurale.

Ankesa për refuzim të vizës

Vendimi për refuzimin e vizës afatshkurte (Viza C) dhe arsyet e refuzimit i komunikohen aplikuesit në formë standarde. Vendimi për refuzimin e vizës përfshin arsyet në të cilat është bazuar refuzimi.

Aplikuesit të cilëve iu është refuzuar viza kanë të drejtë ankese në përputhje me Rregulloren (EC) Nr 810/2009 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të datës 13 korrik 2009 në bazë të  Kodit të Komunitetit për Vizat (Kodi i Vizave) i botuar në Gazeten Zyrtare të Bashkimit Evropian më 15 shtator 2009. Në përputhje me Aktin per të Huajve (Gazeta Zyrtare e Republikës së Sllovenisë nr. 1/2018 dhe 9/2018) personi i interesuar mund të paraqesë ankesë brenda 8 ditëve nga marrja e njoftimit të refuzimit / anulimit / revokimit të vizës. Ankesa duhet të parashtrohet me shkrim në gjuhën sllovene.Tarifa konsullore e parapare për ankesë është 153 EUR. Riaplikimi për vizë nuk mund të bëhet gjatë kohës së procesimit të ankesës.

Në rast të një vendimi negativ mbi ankesën administrative që lëshohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Sllovenisë, mund të bëhet ankesa gjyqësore kundër vendimit. Ankesa gjyqësore mund të paraqitet në Gjykatën Administrative, Fajfarjeva 33, 1000 Ljubljanë.