Ambasada e Republikës së Sllovenisë ne Prishtinë /Të dhëna të përgjithshme /PROCEDURA E APLIKIMIT PËR VIZA AFATSHKURTE /Kur, ku, si të aplikoni për një vizë afatshkurtër (Visa C)? /

INFORMATA TË PËRGJITHSHME

Aplikuesit për vizë afatshkurte (Viza C) duhet të paraqesin kërkesën në misionin diplomatik të shtetit Shengen, i cili nënkupton destinacionin e tyre të vetëm ose kryesor. Në raste të vizitës së disa shteteve të Shengenit, destinacioni kryesor nënkupton vendin ku qëndrimi do të jetë më i gjatë. Nëse kohëzgjatja e qëndrimit në disa shtete të Shengenit është e barabartë, destinacioni kryesor konsiderohet vendi/shteti më i lidhur me qëllimin kryesor të udhëtimit (psh. pjesëmarrja në konferencë, pjesëmarrja në panair, takim  biznesi etj.). Nëse është e pamundur të përcaktohet destinacioni kryesor në bazë të këtyre kritereve, kërkesa duhet të dorëzohet në mision diplomatik të shtetit Shengen ku do të bëhet hyrja e parë.

Nëse Republika e Sllovenisë është destinacioni kryesore apo i vetëm, aplikimi duhet të bëhet në misionin diplomatik të Republikës së Sllovenisë.

Ambasada e Republikës së Sllovenisë në Prishtinë përfaqëson gjithashtu Latvinë në procedurat e vizave afatshkurte (viza C).

Aplikuesit duhet të paraqesin kërkesën në shtetin ku ata janë ose shtetas ose posedues të lejes së qëndrimit. Nëse nuk ekziston mision diplomatik i Republikës së Sllovenisë në një shtet të tillë, kërkesa duhet të dorëzohet në misionin diplomatik të akredituar për atë shtet (zakonisht të vendosur në një vend/shtet fqinj) ose në misionin diplomatik të një shteti tjetër Shengen nëse Republika e Sllovenisë ka një marrëveshje përfaqësimi me atë vend/shtet.

Kur duhet të aplikoni për  vizë afatshkurte (Viza C)

Ku dhe si të aplikoni për vizë afatshkurte (Viza C)?

Si të aplikoni për një vizë afatshkurte (Viza C)?

Çka duhet të dorëzohet së bashku me aplikacionin për një vizë afatshkurte (Viza C)?