Ambasada e Republikës së Sllovenisë ne Prishtinë /Të dhëna të përgjithshme /PROCEDURA E APLIKIMIT PËR VIZA AFATSHKURTE /Kur, ku, si të aplikoni për një vizë afatshkurtër (Visa C)? /Ku dhe si të aplikoni për vizë afatshkurte (Viza C)? /

Ku dhe si të aplikoni për vizë afatshkurte (Viza C)?

Sllovenia punon me sistemin autsorsing (Qendra Sllovene e Aplikimit) për pranimin e aplikacioneve për viza afatshkurte Shengen në Kosovë.

Qendra Sllovene e Aplikimit e udhëhequr nga VFS Global në Prishtinë është e hapur nga e Hëna, 19.nëntor 2018 dhe ajo pranon aplikime për viza afatshkurte Shengen për Slloveni dhe Latvi.

Qendra Sllovene e Aplikimit e udhëhequr nga VFS Global në Prishtinë ndodhet në "VICIANUM", Veranda C2.7, Arberia 3 – Objekti I Dumnices, 10000 Prishtinë, Kosovë. Dorëzimi i aplikacioneve është i mundshëm nga ora 09:00 deri në 16:00 (E hënë – e premte), përpos në festat publike të Kosovës.

Kur të aplikoni në Qendrën Sllovene të Aplikimit të udhëhequr nga VFS Global, NUK KA NEVOJË PËR CAKTIM TË TERMINIT.

Grupet e mëposhtme mund të paraqesin aplikacionin për vizë Shengen me afat të shkurtër (me prenotim paraprakisht të bërë me email në sloembassy.pristina (at) gov.si) në zyrën konsullore të Ambasadës së Sllovenisë:
• Mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit;
• Anëtarët e familjes së shtetasve të BE-së dhe të Zvicrës që mbulohen nga Direktiva 2004/38 / EC.

Nëse ndonjë nga dokumentet mungojnë, mirëpo kërkesa për vizë është e pranueshme, aplikuesit do të marrin një njoftim në lidhje me dokumentet që mungojnë dhe afatin për dorëzimin e tyre që është 3 ditë pune.

Procedura e procesimit të vizës, e kryer në Ambasadën Sllovene në Kosovë (duke supozuar se të gjitha dokumentet e kërkuara janë dorëzuar) zgjatë deri në 15 ditë. Koha mesatare e procesimit është 10 ditë.

Në raste emergjente (vdekje, aksident të ndonjë anëtari të familjes etj.) dhe me këtë rast ju duhet urgjentisht të udhëtoni,ju lutemi kontaktoni Ambasadën Sllovene në telefon ose shkruani email për të bërë aranzhimet e nevojshme në mënyrë që të lehtësohet aplikimi për vizë.

Qendra Sllovene e Aplikimit ndjek udhëzimet e Ambasadës, që nënkupton se Ambasada ërpunon/proceson aplikimet dhe merr të gjitha vendimet në lidhje me vizat.

Kur aplikoni në VFS, pyetjet e juaja në lidhje me procesimin e vizave mund të adresohen në info.sloveniakos(at)vfshelpline.com ose përmes telefonit  038-412-712, 038-412-812 nga 09:00 deri në 16:00 (E hënë – e premte).

Kur aplikoni në Zyrën Konsullore të Ambasadës Sllovene, pyetjet e juaja në lidhje me procesimin e vizave mund të adresohen në sloembassy.pristina(at)gov.si ose përmes telefonit 00 383 (0) 38 246 255 nga 15:00 deri më 16:00 (E hënë – e enjte).

Informatat rreth procesit të aplikimit për vizë, tarifat për viza dhe shërbimet,i gjeni të  publikuara në: http://www.vfsglobal.com/Slovenia/Kosovo/english/index.html   

Ju lutem vini re se, aplikacionet për leje të qëndrimit si dhe aplikimet për viza kombëtare (me qëndrim afatgjatë) D nuk pranohen në Qendrën Sllovene të Aplikimit për Vizë të operuar nga VFS Global. Zyra konsullore në Ambasadën Sllovene vazhdon të trajtojë kërkesat për leje të qëndrimit dhe aplikimet për viza kombëtare (me qëndrim afatgjatë) D gjatë orarit të punës të Ambasadës të publikuar në: www.pristina.embassy.si