Ambasada e Republikës së Sllovenisë ne Prishtinë /Të dhëna të përgjithshme /PROCEDURA E APLIKIMIT PËR VIZA AFATSHKURTE /Kur, ku, si të aplikoni për një vizë afatshkurtër (Visa C)? /Si të aplikoni për vizë afatshkurte (viza C)? /

Si të aplikoni për vizë afatshkurte (viza C)?

Aplikacionet përgjithësisht duhet të dorëzohen nga vetë aplikuesi.


Ndjekni  këtë plan në tre-hapa:

1) Kontrolloni nëse keni nevojë të caktoni takim për të paraqitur aplikimin për vizë. Nëse po, caktojeni një termin.

2) Shkarkoni, printoni, plotësoni dhe nënshkruani formularin e aplikimit dhe përpiloni të gjitha dokumentet e kërkuara (shih listen e "Çfarë duhet dorëzuar së bashku me aplikacionin për vizë afatshkurte (Viza C)").

Kontrolloni me kujdes nëse keni përgatitur të gjitha dokumentet e kërkuara. Pastaj rregulloni dokumentet sipas rendit të përcaktuar në 'Lista e Dokumentacionit'.

Ju lutem vini re se, nëse nuk i dorëzoni dokumentet e kërkuara minimale (formularin e aplikimit, dokumentin e udhëtimit(pasaportën), fotografinë, shenjat e gishtave (aty ku kërkohet), ose taksën e paguar për vizë (ku kërkohet pagesa), aplikacioni juaj nuk do të pranohet. Mos dorëzimi i dokumenteve të tjera të kërkuara mund të çoj gjithashtu në refuzimin e vizës.

Ju lutemi t'i kushtoni vëmendje të veçantë çdo dokumenti në listë që kërkon çertifikim ligjor, pasi procedura e çertifikimit zgjat 2-14 ditë.

3)Dorëzoni aplikacionin tuaj së bashku me dokumentet përcjellëse
Me paraqitjen e kërkesës, do të informoheni kur mund të vini për të marrë dokumentin tuaj të udhëtimit (pasaporten) me vendim (ose do të lëshohet viza ose do të pranoni informacion mbi refuzimin e vizës).
Ju lutem vini re se, kur aplikoni në Qendrën Sllovene të Aplikimit  të udhehequr nga VFS Global, ju do të jeni informuar për kohën e përpunimit/procesimit. Ju mund të gjurmoni aplikacionin tuaj online (KËTU) duke u referuar në numrin e referencës të cilin e keni pranuar dhe është i shtypur në fletëpagesën tuaj. Poashtu, është e rëndësishme të veni re se, ju nuk do të jeni të thirrur për të marr pasaportën tuaj kur vendimi për vizë të jetë i marrur. Ju mund të kontaktoni Qendrën Sllovene të Aplikimit të udhëhequr nga VFS Global në info.sloveniakos(at)vfshelpline.com dhe me telefon +383 38(0) 412 712, +383 38(0) 412 812.   
------------------------------------------------------------------------------------------------------
NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR UDHËTIMET TURISTIKE ME AGJENSIONET TURISTIKE
Ambasada e Republikës së Sllovenisë në Prishtinë nuk bashkëpunon me asnjë agjensioni udhëtimi.
------------------------------------------------------------------------------------------------------